70 mln euro për vaksinën/ KE hap ‘thesin’ për Ballkanin Perëndimor, Varhelyi: Të fillojë vaksinimi sa më shpejt
28 Dhjetor 2020, 11:36Nga DOSJA
BRUKSEL– Komisioni Europian ka miratuar ditën e sotme fondin prej 70 milionë eurosh për vaksinimin në Ballkanin Perëndimor.
Paketa është në kuadrin e Instrumentit për Para-Anëtarësim (IPA II) për të ndihmuar financimin e qasjes së partnerëve të Ballkanit Perëndimor në vaksinat COVID-19 të siguruara nga shtetet anëtare të BE-së.
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha: “Gjatë gjithë pandemisë, BE-ja ka treguar që ne i trajtojmë vendet e Ballkanit Perëndimor si partnerë të privilegjuar. Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe në rastin e vaksinave, duke ndërmarrë që në fillim hapa për të mundësuar një fillim të shpejtë të fushatave të vaksinimit për stafin e rëndësishëm dhe grupet më të prekshme në rajon. Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar për përfundimin e pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor”.
Paketa do të shpërndahet në formën e granteve që do të ndihmojnë për mbulimin e kostos së vaksinave për grupet me përparësi në rajon, si dhe pajisjet e nevojshme të vaksinimit. Kjo do t’i mundësojë Ballkanit Perëndimor të blejë një numër vaksinash nga Marrëveshjet e Avancuara të Blerjeve të BE-së me gjashtë prodhues, me shtetet anëtare individuale të BE-së që do të ndajnë një pjesë të dozave të tyre të paracaktuara.
Qasja në një numër dozash nga marrëveshjet e blerjes së BE-së do t’i mundësojë rajonit të nisë vaksinimet paralelisht me shtetet anëtare të BE-së. BE-ja po financon gjithashtu një projekt me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të ndihmuar në menaxhimin e logjistikës dhe shpërndarjen e vaksinave.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJIROKASTËR– Pacientët që marrin trajtimin e dializës në spitalin e Gjirokastrës do të transferohen në një spital privat. Janë më shumë se 30 pacient...
GREQI- Në mënyrë indirekte, Greqia po i dërgon një mesazh Turqisë për dekretin e zgjerimit me 12 milje në detin Jon. Turqia ‘vazhdon veprimet e saj provokuese e...
TIRANË– Ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës, Astrit Haxhialushi është shkarkuar nga KPA-ja dhe është lënë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite. Në ...
MAQEDONI E VERIUT- Këngëtari Shpat Kasapi është vënë në pranga pasi është kapur me doza kokaine. Mediat maqedonase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur para një muaj...
TIRANË– Meteorologia Adiola Bani deklaroi se viti 2021 do të hyjë me mot të kthjellët dhe pa dëborë në vendin tonë. Në një lidhje për ABC-në e mëngje...
TIRANË– Avokati Altin Goxhaj është me Covid të cilin e mori nga babai i tij. Këtë lajm ai e bëri publik ditën e djeshme teksa ishte në një lidhje me Skype ...
GREQI-Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë greke pasi po transportonte 320 kg hashash. 62-vjeçari është arrestuar mesnatën e së dielës në Dassia, V...
TIRANË– Adriano Dyrmishi është konfirmuar në detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.Ai doli para trupës gjykuese me Suela Zheguun kryesuese, L...