Aktualitet

U akuzua si përdhunues, efektivi rrëfen çfarë ndodhi: Jam familje intelektuale, prind. Ndihem si i vdekur derisa të dalë d

28 Dhjetor 2020, 11:48 Nga DOSJA
U akuzua si përdhunues, efektivi rrëfen çfarë ndodhi: Jam

TIRANË– Efektivi Izmir Duraku ka mohuar të gjitha akuzat që bien ndaj tij se ka përdhunuar të renë.

61 vjeçari Izmir Duraku i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Me zemër të hapur’ është shprehur se akuzat janë të pavërteta e se ndihet ‘si i vdekur’ derisa drejtësia të dalë në dritë.

‘Ndihem si i vdekur që marr frymë për të nxjerrë të drejtën time. Më thirrën në Pukë. Mendova për punë. mora materialet dhe shkova. më thirrën në zyrë. Aty gjeta 7 veta dhe u ndjeva si krimineli më i madh. Pashë kolegët e mij të Shkodrës që tani punonin në Tiranë. Mendimi i parë që pata ishte ku kam bërë faj. Se në 20 e ca vjet punë njeriu gabon. U ula dhe më thanë akuzohesh për marrëdhënie seksuale me dhunë. I thashë kor dhe kë kam përdhunuar. më thanë në 2015. Mu duk një pikpyetje e madhe. Më përmendën emrin e vajzës u thashë nuk e njoh. Kur më dhanë fotografi u thashë e njoh. Në jetën timë atë vajzë mund ta kem takuar vetëm një herë që shkova tek konviktet për një problem tjetër. Por në zyrën time ajo ska qenë kurrë. Prokuroria nuk kërkoi arrestimin tim sepse nuk kishte asnjë provë. Por ministri Lleshaj kërkoi arrestimin tim. Kjo është e pafajshme për një ministër.’

Duraku thekson se e ka me dokument pafajësinë, por Komisioni i Apelimit nuk e kthen më në punë polic. Ish-shefi i Policisë thotë se fillimisht nuk ishte Prokuroria që kërkoi arrestimin e tij, pasi s’kishte prova, por udhërin e kishte dhënë ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj.

Më 5 qershor, SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ndaluan shefin e Stacionit Policor në Fushë Arrëz, Izmir Durkaun. Ky i fundit u akuzua se kishte përdhunuar një të mitur. Ngjarja dyshohet se ndodhi në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza. Ai u lirua një ditë më vonë, por Ardi Veliu e përjashtoi nga Policia.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet izmir duraku izmir duraku

Sondazh

Poll