Aktualitet

Shkarkohet ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës Astrit Haxhialushi, KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së

28 Dhjetor 2020, 10:57 Nga DOSJA
Shkarkohet ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës Astrit Haxhialushi, KPA

TIRANË– Ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës, Astrit Haxhialushi është shkarkuar nga KPA-ja dhe është lënë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite. Në seancën e ditës së sotme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e KPK për ish-gjyqtarin e Apelit të Tiranës Astrit Haxhialushi, shkarkimin e tij.

Në muajin janar të këtij viti, KPK-ja vendosi ndërprerjen e Vettingut për Haxhialushin, pasi ky i fundit dha dorëheqjen pak ditë para se të niste seanca publike.

Kur dha dorëheqjen, Haxhialushi shprehej i frikësuar për ushtrimin e detyrës së tij. Ai ka qenë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkarkohet astrit haxhialushi shkarkohet astrit haxhialushi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 09:24

Konfirmohet në detyrë prokurori Adriano Dyrmishi

TIRANË– Adriano Dyrmishi është konfirmuar në detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.Ai doli para trupës gjykuese me Suela Zheguun kryesuese, L...