Aktualitet

Shkojnë me kamion për një jetë më të mirë në Angli, gjykatësi britanik i shqetësuar për shqiptarët e arrestuar: Pagu

28 Dhjetor 2020, 11:44 Nga DOSJA
Shkojnë me kamion për një jetë më të mirë

ANGLI- Gjykatësi britanik Richard Masnell ka folur në lidhje me personat shqiptarë të arrestuar në Angli. Në një intervistë për mediat e huaja ai ka thënë se shqiptarët në Angli shpenzojnë shuma të majme për lirinë e tyre nëse arrestohet duke kërkuar mbrojtje në avokatët më të mirë në Londër.

Ky gjykatës ka përmendur rastin e një të riu nga Shqipëria, i cili ndodhet në paraburgim në Doncaster për prodhim kanabisi. Egzon Korteci 19-vjeçar është kapur në muajin korrik dhe për mbrojtjen e tij ai ka thënë se ishte i trafikuar nga disa grupe kriminale, të cilat e kanë detyruar që të kultivonte kanabis.

Gjykatësi tha se familjarët e të riut shqiptar ishin të gatshëm që të paguanin një shumë të majme në mënyrë që ai të përfaqësohej nga një avokat me emër dhe jo shteti. Ai ka thënë se si ka mundësi që shqiptarët të vijnë me kamion në Angli dhe të jenë në gjendje të paguajnë shuma të majme për lirinë e tyre.

Ka diçka shumë, shumë shqetësuese në lidhje me këtë. Ose ata kanë para të bëra vetë ose janë para nga vetë bandat kriminale. Unë jam duke referuar disa raste për të parë se çfarë po ndodh këtu” tha ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet egzon korteci grupet kriminale ne angli richard masnell egzon korteci grupet kriminale ne angli richard masnell

Sondazh

Poll