Aktualitet

12 miljet në detin Jon, media greke: Po i japim mesazh Turqisë, opozita shqiptare i kërkon shpjegim qeverisë

28 Dhjetor 2020, 11:11 Nga DOSJA
12 miljet në detin Jon, media greke: Po i japim mesazh Turqisë,

GREQI- Në mënyrë indirekte, Greqia po i dërgon një mesazh Turqisë për dekretin e zgjerimit me 12 milje në detin Jon. Turqia ‘vazhdon veprimet e saj provokuese edhe pas Samitit të Dhjetorit, duke zbatuar Dekretin Presidencial mbi mbylljen e gjireve në rajonin e detit Jon dhe të ishujve në Kepin e Tainaros në Peloponez’, shkruan media greke newsbeast.gr.

Sipas medias ky është akt që sjell vendin një hap më pranë përfundimit të procesit për zgjerimin e zonës bregdetare në 12 milje detare në Jon. Burimet qeveritare janë shprehur për ‘Newsbeast.gr’ se: “Greqia nuk ka frikë të zbatojë dhe ushtrojë të drejtat e saj, kur e gjykon të përshtatshme në shkallë vendi”.

Sipas një njoftimi përkatës të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Dekreti Presidencial u lëshua në zbatim të ligjit ratifikues të Konventës së Kombeve të Bashkuara 1982 mbi Ligjin e Detit. “Ishte një hap i domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në zonën e mësipërme, një veprim i cili është, sipas Konventës, një e drejtë e patjetërsueshme e vendit. Dekreti Presidencial thotë se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në pjesë të tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa mbi Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare,” tha Ministria e Jashtme. “Greqia, e vendosur në mënyrë rigoroze për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ligjin e detit, gjithmonë vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” përfundon deklarata.

Ndërsa për reagimin e Shqipërisë ‘Newsbeast.gr’ shkruan se partia kryesore e opozitës kërkoi një shpjegim nga qeveria shqiptare. Ata nuk lanë pa përmendur dhe reagimin e kryeministrit Rama i cili në Twitter shkroi se 12 miljet e Greqisë në Jon nuk kanë asnjë lidhje me zonën Jon midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Dy ditë më parë, Greqia njoftoi zyrtarisht se do të zbatonte dekretin për tu zgjeruar me 12 milje në detin Jon. Lajmi hapi debat në politikën shqiptare. Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shet detin, ndërsa i dërgoi zyrtarisht edhe 6 pyetje për këtë çështje duke i kërkuar transparencë. Ndërsa përgjigjia e kryeministrit Edi Rama ishte e shkurtër. Rama tha se është një marrëzi e madhe akuza për shitjen e detit, ndërsa shtoi se Greqia ka zbatuar të drejtën e saj për t’u zgjeruar në detin Jon.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet deti jon greqia merr 12 milje nga deti jon media greke deti jon greqia merr 12 milje nga deti jon media greke

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 09:24

Konfirmohet në detyrë prokurori Adriano Dyrmishi

TIRANË– Adriano Dyrmishi është konfirmuar në detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.Ai doli para trupës gjykuese me Suela Zheguun kryesuese, L...