Aktualitet

Dëborë më 31 dhjetor? Meteorologia Adiola Bani: Vetëm në zonat e thella malore, në sasi të pakta

28 Dhjetor 2020, 10:11 Nga DOSJA
Dëborë më 31 dhjetor? Meteorologia Adiola Bani: Vetëm

TIRANË– Meteorologia Adiola Bani deklaroi se viti 2021 do të hyjë me mot të kthjellët dhe pa dëborë në vendin tonë. Në një lidhje për ABC-në e mëngjesit, Bani tha se nuk përjashtohen reshjet e dëborës në zonat e thella malore por edhe ato do të jenë në sasi të pakta.

Sipas meteorologes, fundjava e parë e vitit 2021 do sjellë sërish mot të paqëndrueshëm. E njëjta situatë atmosferike do të paraqitet edhe në vendet e rajonit.

“Në fakt borë origjinale në 31 Dhjetor presim vetëm në zonat e thella malore dhe do të jetë në sasi shumë të pakët. Do kemi më pak reshje shiu dhe më pak reshje dëbore. Data 31 vijon në të njëjtat kushte si gjatë javës. Data 1 Janar na sjell mot të kthjellët. Fundjava e parë e vitit të ardhshëm na kthen reshjet e shiut dhe dëborë. Vijon të mbetet në të njëjta kushte thuajse gjithë kjo javë sa i përket temperaturave të ajrit. Të njëjtat kushtet atmosferike do të paraqiten në të gjithë rajonin, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, E premtja sjell përmirësim të motit për të kthyer sërish motin e keq në fundjavën e ardhshme,”- tha Adiola Bani.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adiola bani moti ne shqiperi adiola bani moti ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 09:24

Konfirmohet në detyrë prokurori Adriano Dyrmishi

TIRANË– Adriano Dyrmishi është konfirmuar në detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.Ai doli para trupës gjykuese me Suela Zheguun kryesuese, L...

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 07:18

Titujt kryesorë të portaleve, 28 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al ka në faqe të parë foton e kryeministrit Rama në Tiranë, ndërsa Balkanweb...