Bota

Izraeli futet në izolim për herë të tretë/ Ekspertët: Do zgjasë derisa të shohim rënie të rasteve të infektimit më t

27 Dhjetor 2020, 13:41 Nga DOSJA
Izraeli futet në izolim për herë të tretë/

IZRAEL-Izraeli u fut sot në izolim të tretë kombëtar. Lajmi është konfirmuar nga  shefi i përballimit të situatës nga koronavirusi, i cili gjithashtu ka thënë se izolimi do të zgjasë të paktën tre javë ose derisa numri i rasteve të konfirmuara të jetë nën 1 000 në ditë.

“Ne presim që të zgjasë midis tre deri në katër javë. Ne duam të shkojmë nën 1000 raste të konfirmuara në ditë. Ne gjithashtu do të monitorojmë numrin e të sëmurëve rëndë,“-, tha profesori Nachman Ash.

Bëhet e ditur, se rreth 6000 oficer policie, do bllokojnë rrugët për të zbatuar një ndalim të njerëzve që dalin nga shtëpitë e tyre përtej një rreze prej një kilometër përveçse për arsye thelbësore duke përfshirë blerjen e ushqimeve ose kërkimin e kujdesit mjekësor. Ndër masat e marra gjithashtu është ndalimi i njerëzve që nuk janë të afërm. Qendrat tregtare do të mbyllen dhe restorantet mund të ofrojnë vetëm shërbime taksi.

Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 400,099 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 3,222 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne izrael izolohet izraeli izrael covid-19 ne izrael izolohet izraeli izrael

Sondazh

Poll

Bota 27 Dhjetor 2020, 12:54

Gjermania fillon vaksinimin

Federata shpërndau disa dhjetëra mijëra doza vaksine të firmës BioNTech në rreth 27 qendra magazinimi në landet gjermane. Nga aty vaksina, sipas planifikimit, d...