Aktualitet

Shpërthim me tritol në makinën e Nazmi Badullës në Shkodër! Pronari me precedentë penalë, ngre supet kur e pyesin për e

27 Dhjetor 2020, 06:52 Nga DOSJA
Shpërthim me tritol në makinën e Nazmi Badullës në

SHKODËR– Një shpërthim tritoli tronditi Shkodrën mbrëmjen e djeshme, brenda një makine të parkuar në lagjen “Partizani”. Makina e vendosur në makinën e Nazmi Bandullas dhe ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij, por fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në dëshminë e tij në Polici, ai është shprehur se nuk ka asnjë ide se kush mund t’i ketë vendosur lëndën plasëse poshtë makinës së tij luksoze.

“Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit. Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites. Kam dalë në mëngjes dhe më pas jam rikthyer në shtëpi. Nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur,” – tha ai.

Pronari i makinës rezulton një person me precedentë të mëparshëm penal dhe konflikte brenda familjes. Vite më parë ai është arrestuar pasi ka kërcënuar me pistoletë vëllain e tij për arsye pronësie. Problmet që ka pasur dhe precendentët e mëparshëm penalë janë pistat që po hetohen lidhur me sulmin. Megjithatë ende nuk ka një pistë dhe një emër ku dyshoeht.

Pranë shtëpisë ku ka ndodhur shpërthimi nuk ka kamera sigurie, të cilat do të mund të ndihmonin në zbardhjen e ngjarjes. Megjitahtë Policia ka nisur punën dhe po punon për zbardhjen e saj të plotë dhe identifikimin e kapjen e autorëve. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nazmi bandulla shperthim ne shkoder nazmi bandulla shperthim ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Dhjetor 2020, 19:40

Shpërthim me tritol në Shkodër

SHKODËR– Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak minuta më parë në Shkodër në lagjen ‘Rus’. Mësohet se lënda plasëse i ishte vendosur një automjeti.Fa...

Aktualitet 26 Dhjetor 2020, 18:06

Lëkundje të lehta tërmeti në Durrës dhe Tiranë

TIRANË-Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë sot në Durrës dhe në afërsi të kryeqytetit.Lëkundjet paraprakisht raportohen me magnitudë 3.1 të shkallës Riht...