Aktualitet

Sekretet e një gjeli më të mirë janë vetëm katër dhe mos harroni: Më mirë dy të vegjël se një të madh

26 Dhjetor 2020, 19:12 Nga DOSJA
Sekretet e një gjeli më të mirë janë vetëm

TIRANË– Ndërkohë që jemi prag festave të fundvitit, ajo që na shqetëson më shumë me siguri është fakti se si do të duhet ta pjekim gjelin e detit, në mënyrë që të arrijmë një gatim perfekt. Ekspertët në kuzhinë ka treguar se është më mirë që të zgjidhni dy gjela të vegjël se sa një të madh, pasi kjo është ajo që të jep më shumë lehtësi.

Dy gjela të vegjël, piqen më shpejt dhe menaxhimi i tyre është shumë më i lehtë, për të dhënë një rezultat sa më përfekt. Gjithsesi, duhet të keni parasysh katër secrete të vogla, shëllirën, gjalpin, kohën e pjekjes dhe pritjen pas saj.

Mos harronu asnjëherë që mishin e gjelit ta marinoni me shëllirë ose ujë me kripë për një shije më të mirë. Përdorni gjalpë të butë, me ose pa erëza, për të lyer gjelin në brendësi të tij. Kur gjalpi të shkrijë, mishi i gjelit do të ketë një aromë thjesht fantastike. Pjekja e gjelit të detit duhet të fillojë duke e vendosur atë me pjesën e gjoksit poshtë për rreth një orë dhe më pas kthimin në anën tjetër për pjesën e mbetur të kohës.

Pasi gjeli të jetë pjekur, lëreni të qëndrojë për 20 minuta. Dhe në fund, shijoni ashtu siç edhe vetë do të jetë, perfekt!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gatimet per fundvit gjeli i detit gatimet per fundvit gjeli i detit

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Dhjetor 2020, 18:06

Lëkundje të lehta tërmeti në Durrës dhe Tiranë

TIRANË-Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë sot në Durrës dhe në afërsi të kryeqytetit.Lëkundjet paraprakisht raportohen me magnitudë 3.1 të shkallës Riht...