Aktualitet

U prish ambulanca, Josif Kavaja u dërgua me makinë policie në spital, priti katër orë me plumb në trup që të futej në s

26 Dhjetor 2020, 15:05 Nga DOSJA
U prish ambulanca, Josif Kavaja u dërgua me makinë policie në

TIRANËDosja.al ka mësuar se Josif Kavaja, 45-vjeçari që terrorizoi Elbasanin pak ditë më parë me breshëri kallashnikovi, ka qëndruar më shumë se katë orë me plumb në trup.

Mësohet se Kavaja që qëlloi edhe drejt forcave të policisë, u plagos për t’i dhënë fund terrorit që zgjati më shumë se 15 orë, dhe më pas efektivët kërkuan ambulancën për ta çuar 45-vjeçarin në spital.

Por ambulanca është prishur rrugës dhe Josif Kavaja ka mbetur në pritje. Koha kalonte dhe policia vendosi që ta dërgonte me mjetin e policisë në spital 45-vjeçarin dhe ky ‘mision’ u krye pas katër orësh. Kavaja iu nënshtruar në mënyrë urgjente një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe gjithçka doli me sukses, pavarësisht vonesës.

Kavaja terrorizoi fshatin Zavalinë para dy ditësh dhe qëlloi me armë zjarri drejt banorëve dhe efektivëve të policisë. Pas mjekimit, ai u dërgua në polici për tu marrë në pyetje dhe ekpertët paraprakë kanë dalë në përfundimin se Josif Kavaja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise

Sondazh

Poll