Aktualitet

Gëzon statusin e Parkut Natyror Rajonal, Lugina e Shkopetit është e “pushtuar” nga mbeturinat

26 Dhjetor 2020, 17:05 Nga DOSJA
Gëzon statusin e Parkut Natyror Rajonal, Lugina e Shkopetit është

MAT- Lugina e Shkopetit, e cila gëzon statusin e Parkut Natyror Rajonal që prej vitit 2013, është e “pushtuar” nga mbeturinat. Burime për Dosja.al bëjnë më dije se me problematike situata paraqitet në afërsi të tunelit, ku një pirg i madh është krijuar prej kohësh dhe vijon të rritet. Megjithëse, përgjatë kësaj rruge janë vendosur kontejner, qytetarët dhe bizneset hedhin mbetje nga më të ndryshmet në të gjithë vijën e rrugës. Pamjet janë vërtetë alarmante, ndërsa institucionet mjedisore vijojnë të mos marrin masa ndaj ndotësve.

Pamje trishtuese është edhe pranë burimit në afërsi të vendit të quajtur “Vabli”. Edhe pse në këtë vend ku ndalohen me dhjetra njerëz në ditë, Bashkia Mat ka vendosur kontejner, mbetjet hidhen sërisht poshtë rrugës, duke shëmtuar pamjen piktoreske të luginës si dhe duke krijuar një ndotje të tmerrshme.

Po ashtu në të dy anët e vijës liqenore shihen edhe ndërtimet të cilat janë në kontrast me natyrën. Ndërtimet e fundit aty si një Hidrocentral apo objekte të tjera, po ja humbasin dita ditës vlerën natyrore që mbarte.

Nga ana tjetër të gjitha mbeturinat që hidhen përgjatë bregut të liqenit të Shkopetit sa herë ka reshje shirash përfundojnë në liqen. Mbetje plastike të ndryshme kanë mbetur në sipërfaqe të ujit duke e shëmtuar më tej pamjen e bukur të luginës e cila ndërthuret me ujin e liqenit. Ndonëse Shkopeti duhej të ishte një atraksion turistik, ai tashmë mund të thuhet me plot bindje se është kthyer në një vendepozitimi mbetejesh.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lugina e shkopetit lugina e shkopetit

Sondazh

Poll