Aktualitet

U la rrugën në gjysmë, banorët e fshatit Brekije i zënë pritë Gjicit dhe qeverisë: Do ta bëjmë me kontributin tonë po

26 Dhjetor 2020, 14:44 Nga DOSJA
U la rrugën në gjysmë, banorët e fshatit Brekije i

KUKËS– Banorët e fshatit Brekije janë mbledhur në aksin Topojan- Brekije në shenjë protested he revolte ndaj kryebashkiakut Safet Gjici, i cili nuk u ka përfunduar premtimin për sistemimin e këtij aksi. Pas ndërprerjes së punimeve në rrugë, banorët shprehen se ata kërkojnë rrugën, sepse lënë makimat me kilometra larg dhe të gjithë pjesën tjetër e bëjnë në këmbë.

Disa nga banorët deklaruan gjithashtu se ata janë të vendosur ta bëjnë edhe me kontributin e tyre rrugën, por me kushtin që aty të mos shkelë më asnjë këmbë pushtetari për të kërkuar vota.

“Ne jemi banorët e fshatit Brekije, jemi mbledhur këtu në rrugë, Safet Gjici ka sjellë pajisjet dhe nuk ka bërë asgjë,”- thotë njëri.

“I bëjmë thirrje këtij administratorit tonë që të mos rrijë aty në zyrë port ë dalë të shohë popullin. Që nga viti 2019 ne nuk kemi parë dorë shteti me sy. Votat vijnë dhe i kërkojnë ata, nisen nga Tirana. Por ne nuk votojmë më. Siç e shikoni, bëjmë rrugën me këmbë, lëmë makinën andej poshtë. Si njëra si tjetra parti njësoj janë për ne. kush të bëjë punën ne e mbështesim,”- thotë një tjetër.

“Kushdo që të dojë të vijë të sqarohet me ne. ne do të bllokojmë rrugën, nëse bashkia nuk vë dorë, atëherë ne nuk do të paguajmë sigurimet e makinave, me ato lekë do shtrojmë rrugën. Le të vijë ai pastaj, kryetari i policisë bashkiak që na tha ‘këmbët e shpejta faqebardhë’. Në nuk shkuam të bëjmë presion atje, por të kërkojmë të drejtën tonë,”- vijon dikush më tej.

“Mendimi ynë është që këtu në këtë fshat nuk shkel asnjë këmbë pushtetari për votë apo për diçka. Ne do ta bëjmë me kontributin tonë, por këtu nuk shkel më njeri, s’do njohim shtet,”- thtë një tjetër banir.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret kunder gjicit brekije safet gjici topojan-brekije banoret kunder gjicit brekije safet gjici topojan-brekije

Sondazh

Poll