Bota

Ekzistenca e Babagjyshit/ Kush e krijoi mitin e tij?

26 Dhjetor 2020, 22:35 Nga DOSJA
Ekzistenca e Babagjyshit/ Kush e krijoi mitin e tij?

BOTË– A ekziston vërtetë Babagjyshi, kjo është një nga pyetjet që shpesh bëjnë fëmijët, por që për të rriturit është një pyetje retorike. Ajo që ngjall kureshtje është se kush e krijoj mitin e Babagjyshit.

Për shumicën prej nesh, Babagjyshi është një plakë topolak, me mjekër, që futet nëpër oxhaqe dhe shpërndan dhurata me një shpejtësi që sfidon ligjet e fizikës, i krijuar për të sjell gëzim te fëmijët në pritje të surprizës së tyre poshtë pemës.

Ndërkohë, së fundmi qarkullon një teori që i jep përgjigje kësaj pyetje. Bëhet fjalë për një teori konspirative, që sipas tyre prapa Babagjyshit fshihen qëllime dashakeqe.

Sipas grupit të teoricienëve konspiracionistë Babagjyshi është mishërimi i kapitalizmit shtypës, i krijuar për të rrëmbyer para nga të varfëritë. Ata e lidhin ata me Iluminatin, një tjetër teori konspiracioniste dhe besojnë se Babagjyshi është një shpikje satanike e Iluminatit.

Shpjegimi i tyre lidhet me faktin e emërtimit të tij Santa Claus(Babagjyshi në gjuhën angleze) që e përngjasojnë me Santën(djallin) dhe qëllimi i krijimit nga Iluminati sipas tyre është për të zbehur festat e besimtarëve ortodokës dhe Lindjen e Krishtit. Ata e lidhin këtë jo vetëm me emrin, por dhe me ngjyrat e kostumit të Bababgjyshit në të kuqe të përngjashme me ngjyrën e kuqe që i përket djallit.

Gjithashtu, ata shtojnë se kjo mënyrë është për t’i nxitur prindërit të blejnë çdo vit dhurata në mënyrë që lekët të venë te korporatat dhe industritë e mëdha. Gjithsesi, këto janë teori konspirative, ashtu si dhe ekzistenca e Iluminatit.

(K.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota babagjyshi konspiracioniste babagjyshi konspiracioniste

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2020, 21:00

BRITANI- Qindra blerëse janë mbledhur përpara dyqaneve në Britani duke pritur radhën që të blejnë ushqime.Sipas mediave të huaja edhe pse Kryeministri britanik ...