Bota

Evolucion/ Procesi revolucionar shëndron dioksidin e karbonit në karburant avioni me ndihmën e katalizatorëve të lirë

26 Dhjetor 2020, 22:07 Nga DOSJA
Evolucion/ Procesi revolucionar shëndron dioksidin e karbonit në

ANGLI- Universiteti i Oksfordit është duke zhvulluar një projekt i cili kthen dioksidin e karbonit në karburant për avionët. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se procesi i kthimit të dioksidit të karbonit në karburant për avionët do të bëhet me ndihmën e disa katalizatorëve të lirë hekuri. Këta katalizatorë e kapin CO2-shin dhe e shëndrojnë atë në karburantë per aeroplanët.

Studiuesit e kanë cilësuar këtë inovacion të teknologjisë si një përparim te rëndësishëm shoqëror pasi kjo mundëson kosto më të lirë në udhëtime si edhe ajër më pak të ndotur. Ata thonë se mënyra se si gazi i bollshëm i serës shëndrohet në karburantë për avionët është e mrekullueshme si edhe e pabesueshme.

Reaksioni kimik, i cili nxjerr CO2 nga ajri dhe e shëndron atë në karburantë është një proces neutral i karbonit pasi nuk ka nevojë që të nxjerr vaj nga toka për të bërë procesin si dhe shkakton më pak ndotje. Ky lloj emetimi i dioksidit te karbonit për karburantë ulë në 10% ndotjen nga fluturimet në të gjithë Anglinë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota avionet co2 dioksidi i karbonit avionet co2 dioksidi i karbonit

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2020, 21:00

BRITANI- Qindra blerëse janë mbledhur përpara dyqaneve në Britani duke pritur radhën që të blejnë ushqime.Sipas mediave të huaja edhe pse Kryeministri britanik ...