Bota

E ëma vdiq nga sulmi i tyre/ 48-vjeçarja kërkon nga autoritet t’i kthehen qentë

26 Dhjetor 2020, 22:30 Nga DOSJA
E ëma vdiq nga sulmi i tyre/ 48-vjeçarja kërkon nga autoritet

ITALI-Simona Spataro eshte një 48-vjeçare, nëna e të cilës u sulmua për vdekje nga qentë e saj. Ndërkohë, që qentë janë marrë nga autoritet, pasi janë konsideruar të rrezikshëm, 48-vjeçarja ka kërkuar që t’i rikthehen pavarësisht se nëna e saj vdiq prej tyre.

Dua të më ktheni qentë e mi sërish mbrapsht,”-ka thënë ajo.

Pesë qentë e saj sulmuan për vdekje të ëmën, Mariangela Zaffino, 74 vjeçe. Kjo e fundit u gjet e masakruar në dyshemenë e apartamentit në Grugliasco në rajonin Torinese. Pas raportimit të ngjarjes,  mjekësia ligjore përcaktoi se e moshuara kishte vdekur nga plagët e kafshimeve ndërsa po hetohet për të përcaktuar nëse në sulmin vrastar kanë marrë pjesë të gjithë qentë e racës së njohur në Itali si, ujk çekosllovak.

Kjo racë qensh konsiderohet e rrezikshme në Itali dhe autoritetet po punojnë ashpërsimin e çertifikimit të lejeve të mbajtjes.

(K.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota qene sulm vdekje qene sulm vdekje

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2020, 21:00

BRITANI- Qindra blerëse janë mbledhur përpara dyqaneve në Britani duke pritur radhën që të blejnë ushqime.Sipas mediave të huaja edhe pse Kryeministri britanik ...