Bota

Zbulohet një popullsi balenash blu në Oqeanin Indian me anë të këngës së tyre të veçantë

26 Dhjetor 2020, 22:28 Nga DOSJA
Zbulohet një popullsi balenash blu në Oqeanin Indian me anë

OQEANIA- Një këngë e veçantë ka zbuluar një popullsi të tërë balenash blu në Oqeanin Indian. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se kënga këndohej nga balenat në tre vende, arkipelagu i Chagos, në Madagaskar dhe në bregun e detit Arabik të Omanit. Ky zbulim është konsideruar i rëndësishëm për shkak të llojit te veçantë të këtyre balenave dhe të kujdesit për të mos u parë që këto të fundit kanë.

Në lidhje me këtë zbulim ka folur edhe eksperti i famshëm i balenave, Salvatore Cerchio. Ai tha se kjo gjë është shumë e jashtëzakonshme dhe unike për shkak të llojit të balenave dhe të këngës së tyre karakterizuese. Më tej ai tha se kjo lloj kënge është studiuar në nivel global në mënyrë që të identifikohen të gjitha popullatat e balenave.

“Është e jashtëzakonshme, të gjesh një këngë balene krejtësisht unike dhe të pa raportuar më parë. Kënga e balenave blu është studiuar gjerësisht në nivel global dhe disa popullata të tyre janë identifikuar duke u bazuar në këngët e veçanta që ato kanë,” tha ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota balenat blu salvatore cerchio balenat blu salvatore cerchio

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2020, 21:00

BRITANI- Qindra blerëse janë mbledhur përpara dyqaneve në Britani duke pritur radhën që të blejnë ushqime.Sipas mediave të huaja edhe pse Kryeministri britanik ...