Bota

Regjistrohet rasti i parë i variantit britanik të Covid-19 në Irlandë, izolohet vendi deri më 12 janar

26 Dhjetor 2020, 20:55 Nga DOSJA
Regjistrohet rasti i parë i variantit britanik të Covid-19 në

 

IRLANDË– Është konfirmuar rasti i parë i variantit të ri të kornavirusit, që u regjistrua për herë të parë në Britani.

Rast me variantin e ri të Covid-19, vjen pavarësisht nga vendosja e kufizimeve të reja në të gjithë vendin, dhe mbylljen e kufijve me Britaninë e Madhe.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja, për shkak të rastit që është konfirmuar ditën e sotme, Irlanda do  të marrë masa të rrepta. Duke nisur që nga sot pothuajse i gjithë vendi do të izolohet, masë e cila do të qëndrojë në fuqi deri më 12 janar.

Pak ditë më parë në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe disa shtete të botës kanë anuluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Ndërkohë, raste të mutacionit të ri janë shfaqur dhe në vende të tjera jashtë Britanisë, si në Danimarkë, Holandë dhe Itali dhe Francë.

(A.k.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota regjistrohet rasti i pare i variantit te ri te covid-1 ne irlande regjistrohet rasti i pare i variantit te ri te covid-1 ne irlande

Sondazh

Poll