Bota

Mori masa të rrepta kundër Covid-19/ Pas 255 ditësh, regjistrohet rasti i parë me Covid-19 në Tajvan

26 Dhjetor 2020, 20:50 Nga DOSJA
Mori masa të rrepta kundër Covid-19/ Pas 255 ditësh, regjistrohet

TAJVAN-Tajvani ka regjistruar rastin e parë të koronavirusit që nga Prilli. Ishulli ka pasur një nga përgjigjet më të suksesshme pandemike në botë, por megjithatë pas 255 ditësh është regjistruar dhe rasti i parë me koronavirus.

Sipas një deklarate të lëshuar nga ministria e shëndetit, një grua në të 30-at e saj ishte infektuar pasi kishte kontaktuar me një pilot të huaj, i cili gjithashtu doli pozitiv.

Tajvani që prej 12 Prillit nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus, për shkak se vendi ka marrë masa të rrepta mbrojtëse kundër sëmundjes vdekjeprurëse.

Autoritetet Tajvaneze filluan kontrollimin e pasagjerëve në fluturimet direkte nga Wuhan, ku virusi u identifikua për herë të parë, në 31 Dhjetor 2019.

Tajvani konfirmoi rastin e tij të parë të raportuar në 21 Janar, pas së cilës ndaloi banorët e Ëuhan të udhëtonin në ishull.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Tajvan  janë regjistruar 783 raste të reja dhe  7 viktima për shkak të pandemisë së Covid-19.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne tajvan koronavirusi ne tajvan

Sondazh

Poll