Bota

Përkeqësohet situata në Los Angeles/ Zyrtarët: Çdo 10 minuta humb jetën një person, spitalet po mbushen plot

26 Dhjetor 2020, 20:45 Nga DOSJA
Përkeqësohet situata në Los Angeles/ Zyrtarët: Çdo 10

LOS ANGELES– Zyrtarët e shëndetit publik të qarkut Los Angeles kanë  bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 148 vdekje të reja Covid-19.

Sipas mediave të huaja, në këtë vend situata e koronavirusit është përkeqësuar dhe se një person vdes në çdo 10 minuta.

 “Një person vdes çdo 10 minuta në LA County nga COVID-19“, tha në një deklaratë Drejtori i Shëndetit Publik të Qarkut në Los Anxhelos, Barbara Ferrer.

Sipas njoftimit për shtyp të Departamentit të Shëndetit Publik të Qarkut në Los Anxhelos, ka rreth 6,500 njerëz të shtruar në spital me Covid-19, ku 20% e të cilëve janë në njësi të kujdesit intensive. Vetëm javën e fundit, sipas mediave, numri i pacientëve Covid-19 në spitale është rritur me më shumë se 1,600.

Ferrer, u ka bërë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e shëndetit publik dhe të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbanin maskën kur dilnin jashtë.

Që prej fillimit të pandemisë në Kaliforni janë regjistruar mbi 2 milion raste me Covid-19 dhe kanë humbur jetën 23,964 të tjerë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne kaliforni koronavirusi ne kaliforni

Sondazh

Poll