Bota

Kursen para gjatë gjithë vitit për të bërë vajzën e lumtur, hajdutët i vjedhin dhuratat me vlerë 4,000 £, gruaja: Ësh

26 Dhjetor 2020, 20:40 Nga DOSJA
Kursen para gjatë gjithë vitit për të bërë

BRITANI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Britani. Disa hajdutë janë futur në një shtëpi dhe kanë vjedhur dhuratat e Krishlindjeve me vlerë 4,000 ,000 lekë.

Sipas mediave të huaja, një grua që ka kursyer gjithë vitin për Krishtlindje është shkatërruar pasi hajdutët vodhën dhurata me vlerë 4,000 £, përfshirë edhe dhuratat për vajzën e saj me aftësi të kufizuara. Courtney Farnell, kishte blerë dhurata për vajzëën e saj të vogël 16-muajshe Minnie-mae. Vajza e vogël ka lindur me citomegalovirus, që do të thotë se vuan nga dëmtimi i trurit, epilepsia, ngurtësia e muskujve dhe një sërë sëmundjes të tjera. Courtney thotë se ajo jeton çdo ditë me frikën se mund të jetë e dita e fundit për Minnie-mae dhe dëshironte t’i jepte vajzës së saj ‘Krishtlindjet më të mira”.

Po si ndodhi ngjarja? 

Mediat e huaja, bëjnë me dije se Courtney e çoi foshnjën e saj për të luajtur dhe kur u kthye në shtëpinë e saj në Morley në Leeds, West Yorkshire, rreth mesnatës, ajo gjeti që shtëpia e saj ishte kthyer përmbys dhe të gjitha dhuratat e saj ishin vjedhur, përfshirë një Xbox të ri 700 £ .

Ajo është shprehur se ndihet shumë e mërzitur për ngjarjen që ka ndodhur, sakaq thotë se kishte kursyer gjatë gjithë vitit për të blerë dhuratat.

“Unë kam punuar që pre një viti dhe kam tërhequr para për të blerëtat. Është pikëlluese. Ne erdhëm nga dera e përparme. Unë e zbrita Minin nga makina dhe shkova më afër shtëpisë. Të gjitha dhuratat ishin zhdukur. Gjithçka që kisha marrë për familjen time, për vajzën time. Nuk mund ta besoja. Vajza ime është me aftësi të kufizuara rëndë dhe nuk e di sa kohë ka mbetur dhe tani ajo mund të kalojë Krishtlindjet pa asgjë. Nuk eshte e drejte. Kam punuar gjithë vitin për të blerë dhuratat. Nuk ndihem më se është shtëpia ime.“- ka thënë ajo.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se poicia ka nisur hetimet për aksidentin sakaq mësohet se disa njerëz kanë njerrë para për ta ndihmuar gruan për të blerë të paktën disa nga dhuratat e zhdukuara.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gruas i vjedhin dhuratat ne britani gruas i vjedhin dhuratat ne britani

Sondazh

Poll