Bota

Princi i kurorës i Arabisë Saudite merr dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19

26 Dhjetor 2020, 20:35 Nga DOSJA
Princi i kurorës i Arabisë Saudite merr dozën e parë të

ARABI- Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman ka marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19, si pjesë e një plani kombëtar të vaksinimit COVID-19 që po zbatohet nga Ministria e Shëndetësisë, Saudite.

Arabia Saudite, e cila mori dërgesat e vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga Pzifer dhe BioNTech, filloi fushatën e vaksinimit më 17 Dhjetor. Sipas mediave të huaja,i pari që ka marrë vaksinën kundër Covid -19 ka qenë Mnistri i Shëndetësisë Taëfiq al-Rabiah.

Al-Rabiah falënderoi princin e kurorës të Premten “për përpjekjet që ka bërë për të siguruar vaksina për qytetarët dhe banorët”.

Arabia Saudite, që prej fillimit të pandemisë ka raportuar 361,903 raste të koronavirusit, dhe 6,168 vdekje.

Princi i Kurorës Mohammed është midis një prej disa udhëheqësve botërorë që kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u vaksinua në televizionin drejtpërdrejt javën e kaluar.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mohammed bin salman vaksina kunder covi-19 mohammed bin salman vaksina kunder covi-19

Sondazh

Poll