Art&Argëtim

Si të shpëtosh një jetë? Këto janë simptomat e një ataku kardiak dhe mënyrat se si mund të ndihmoni dikë

26 Dhjetor 2020, 21:50 Nga DOSJA
Si të shpëtosh një jetë? Këto janë simptomat e

Ataku kardiak është një nga problemet shëndetësore që merr jetë njerëzish çdo ditë. Sulmi në zemër shkaktoi nga zhdukja e një pjese të muskulit të zemrës për shkak të ndërprerjes së papritur të qarkullimit përmes njërës prej arterieve që ushqejnë zemrënme gjak. Por a dini si ta ndihmoni dikë nëse pëson atak kardiak?

Cilat janë simptomat?

1.Dhimbje gjoksi

2.Dobësia

3.Gulçimi

4.Djersitje e tepërt

5.Dhimbje në pjesën e sipërme të trupit

Çfarë të bëni kur dikush ka një sulm në zemër?

Vepro Tani.

Nëse një pacient me dhimbje gjoksi papritmas bie në dysheme dhe humbet vetëdijen, menjëherë kontrolloni nëse i punon zemra. Nëse pacienti është vetëm pa ndjenja, sigurohuni që t’i hapni rrugët e frymëmarrjes dhe thërrisni një ambulancë.

Nëse pacienti nuk po merr frymë dhe zemra e tij nuk po punon, filloni menjëherë procedurën e msazhit në zemër. Nëse pacienti është i vetëdijshëm, ai duhet të qetësohet dhe jepini një aspirinë. Aspirina do të parandalojë mpiksjen e gjakut dhe kështu shpejton rrjedhjen përmes arteries koronare.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete ataku kardiak ataku kardiak

Sondazh

Poll