Art&Argëtim

E ka shpëtuar disa herë nga vdekja e sigurtë! Intuita e frikshme e Winston Churchill

26 Dhjetor 2020, 21:20 Nga DOSJA
E ka shpëtuar disa herë nga vdekja e sigurtë! Intuita e frikshme

BRITANI E MADHE- Ish-kryeministri anglez Winston Churchill ka zbuluar në biografinë e tij se vendimet i merrte bazuar në instiktin e tij në situata kyçe. Në fillim të luftës, Churchill ftoi tre ministra për darkë dhe ndërsa ata po darkonin, ekzistonte rreziku që t’i sulmonin nga ajri.

Churchill e injoroi plotësisht këtë shenjë dhe pas disa minutash ai doli në kuzhinë dhe i urdhëroi shërbyesit që t’i sillnin ushqimin në dhomën e ndënies. Vetëm pak sekonda më pas kuzhina u shkatërrua plotësisht nga një bombë. Të gjithë të ftuarit e shikuan të tronditur, dhe ai vetëm tha: “Intuitë!“. Intuita apo diçka tjetër e shpëtoi Churchillin nga vdekja e sigurt edhe njëherë tjetër. Kryeministri po lëvizte drejt automjetit të tij dhe dera kur do të hynte ishte e hapur.

Megjithëse hynte gjithmonë nga ajo anë, Churchill shkoi rreth automjetit këtë herë dhe u ul në anën tjetër, gjë që nuk e kishte bërë kurrë më parë.

Disa çaste më vonë, një bombë u lëshua pikërisht në anën ku rrinte zakonisht Churchill. Edhe kësaj herë ai nuk mori as një gërvishtje.

Ai më vonë tregoi se si diçka i tha të ndalonte, ai e përshkroi atë ndjesi kështu: Kisha një ndjesi se dikush po më urdhëronte të hapja derën në anën tjetër dhe të hyja atje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete winston churchill winston churchill

Sondazh

Poll