Art&Argëtim

Këto janë dhjetë fjalëkalimet më të dobëta për vitin 2020

26 Dhjetor 2020, 20:30 Nga DOSJA
Këto janë dhjetë fjalëkalimet më të dobëta

Ka ende njerëz që përdorin në rrjete sociale fjalëkalimet më të lehta për tu hakuar si “123456789”, fjalën “fjalëkalim” dhe “iloveyou”.

Nga 200 fjalëkalimet më të këqija, “123456” është më e përdorura për vitin 2020, me 2,543,285 njerëz që e zgjodhën atë. Për ta vjedhur, duhet më pak se një sekondë, tregon hulumtimi nga NordPass, një kompani e menaxhimit të fjalëkalimeve.

Përkundër nga këshillat e ekspertëve të sigurisë kibernetike, NordPass thotë se pasi krahason listën e fjalëkalimeve më të zakonshme të vitit 2020 me atë të vitit 2019, ka pak ose aspak ndryshim.

Në total, ata shikuan një bazë të dhënash me 275,699,516 fjalëkalime ku të reja në 10 më të përdorurat janë “picture1” dhe “senha” që do të thotë “fjalëkalim” në portugalisht.

 

 

1- 123456
2- 123456789
3- picture1

4- fjalëkalimi
5- 12345678
6- 111111
7- 123123
8- 12345
9- 1234567890
10- senha

Ekspertët këshillojnë që nëse fjalëkalimi juaj është në listë, ndoshta është koha për të bërë një ndryshim. Mundohuni të shmangni kombinimet e parashikueshme të numrave ose vargjeve të kombinimeve të tastierës ngjitur, sipas NordPass.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete fjalekalimet 2020 fjalekalimet 2020

Sondazh

Poll