Art&Argëtim

Ngjyra vjollcë nuk është në flamurin e asnjë vendi, ja cila është ARSYEJA përse

26 Dhjetor 2020, 21:25 Nga DOSJA
Ngjyra vjollcë nuk është në flamurin e asnjë vendi, ja

Nëse i njihni mirë flamujt dhe stemat, me siguri keni vërejtur një gjë – që asnjëri prej tyre nuk ka ngjyrë vjollcë! Ka 194 shtete të pavarura në botë, dhe secili prej tyre ka flamurin e tij me ngjyrën që i përfaqëson dhe me të gjitha llojet e elementeve – dragonj, shqiponja, yje … Sidoqoftë, asnjë prej tyre nuk është vjollcë.

Kjo sepse vjollca “përkthehej” në shpenzim. Në kohët e lashta ai merrej nga një lloj i veçantë kërmilli deti nga Mesdheu. Për të nxjerrë pigmentin e parë u deshën mbi 10,000 kërmij për vetëm një gram ngjyrë, kështu që ata e vlerësonin këtë ngjyrë po aq sa ari. Ndaj ngjyra vjollcë lidhej gjithmonë me familjet mbretërore, sepse vetëm ata kishin kushtet për ta veshur.

Në shekullin e 16-të, Mbretëresha Elizabeth urdhëroi që vjollca të vishej vetëm nga anëtarët e familjes mbretërore dhe askush tjetër.

Por edhe kjo ngjyrë ndonjëherë ishte e shtrenjtë edhe për vetë sundimtarët. Perandori romak Aurelius e ndaloi gruan e tij të blinte një shall të purpurt prej mëndafshi, sepse kushtonte sa trefishi i peshës së vetë perandorit në ar.

Një shishe ngjyrë kushtonte tre shufra ari, që në ditët e sotme konvertohet në një çmim që kap shifën e 50,000 eurove. Por gjithçka ndyshoi në 1856, kur një student në Universitetin Britanik, William Henry Perkin, ndërsa përpiqej të gjente një kurë për malarjen, zbuloi aksidentalisht një mënyrë për të prodhuar bojë sintetike të purpurt. Pasi u bë popullore, vjollca gjendet vetëm në flamuj të krijuar pas viteve 1990.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete ngjyra vjollce ngjyra vjollce

Sondazh

Poll