Art&Argëtim

Shpejt dhe lirë, si të përgatisni për pesë minutat biskotat e bukura të Krishtlindjes

26 Dhjetor 2020, 19:55 Nga DOSJA
Shpejt dhe lirë, si të përgatisni për pesë minutat

TIRANË– I keni parasysh ato boskotat e bukura të Krisjtlindjes? Duan vetëm pesë minuta që të përgazitën dhe kërkpjnë përbërës që çdokusj i ka nu luzhinën e tij. Përvidhni mëngët dhe mbani shënime.

Ju duhen vetëm:

150 gr gjalp në temperaturë ambjenti , jo i kripur

170 gr sheqer

210 gr miell

35 gr kakao e hidhur

1 vezë

1 lugë caji pluhur pjekës

1 lugë caji ekstrakt vanilje ose 1 bustinë

2 lugë gjelle qumësht

Fillimisht në një enë rrahim gjalpin për 30 sekonda. Shtojmë sheqerin dhe pluhurin pjekës  dhe i rrahim derisa të përftohet një masë homogjene. Më pas shtojmë vezën , qumështin dha vaniljen. Hedhim kakaon dhe miellin dhe e përziejmë me një luge druri. Masën e hedhim në tavolinën e punës dhe i japim formë. Brumin e mbledhim me membranë plasmasi dhe e lëmë në frigorifer për 1 orë. Ngrohim furrën në temperaturën 190o C . Në tavolinën e punës spërkasim pak miell dhe e hapim brumin në një petë më trashësi 6 mm.

Presim brumin me format e biskotave, sipas dëshirës. Në tavë shtrojme letren e pjekjes dhe vendosim biskotat. I pjekim për 7-9 minuta ose derisa të marrin ngjyrën kafe të hapur. I lëmë të ftohen dhe ndërkohë përgatisim çokollatën. Në një enë qelqi hedhim çokollatën e bardhë dhe e shkrijmë në banjë-mari. Më pas me çekiçin e mishit, thyejmë shkopinjtë në grimca të vogla. Me një qese pastiçerie ose me lugë spërkasim biskotat me çokollatën e bardhë dhe i hedhim copat e karameleve. I lëmë derisa të ngurtësohet cokollata dhe I vendosim në kutinë e biskotave. Ju bëftë mirë!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim biskotat e krishtlindjes biskotat e krishtlindjes

Sondazh

Poll