Art&Argëtim

OBSH: Sëmundjet më vdekjeprurëse gjatë periudhës 2019-2020

26 Dhjetor 2020, 20:10 Nga DOSJA
OBSH: Sëmundjet më vdekjeprurëse gjatë periudhës

Është publikuar raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë me sëmundjet mëvdekjeprurëse për periudhën 2019-2020.

Sëmundjet e zemrës cilësohen si shkaku kryesor i vdekjeve në nivelin global për 20 vitet e fundit. Numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës u rrit me më shumë se 2 milionë që nga viti 2000, në gati 9 milionë në 2019. Sëmundjet e zemrës përfaqësojnë 16% të vdekjeve totale.

Sëmundja e Alzheimerit dhe format e tjera të demencës janë ndër 10 shkaqet kryesore të vdekjes në të gjithë botën Vdekjet nga diabeti u rritën me 70% në të gjithë botën midis periudhës 2000 dhe 2019, me një rritje prej 80% të vdekjeve te meshkujt.

raport thuhet se 7 nga 10 sëmundjet kryesore të vdekjeve në rang global janë sëmundje jo-ngjitëse ndërsa 10 sëmundjet më vdekjeprurëse janë:

1. Sëmundjet e zemrës
2. Goditjet në tru
3. Sëmundje pulmonare obstruktive kronike
4. Infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes
5. Kushtet neonatale
6. Kanceri – trake, bronk, mushkëri
7. Sëmundja e Alzheimer dhe llojet e demencës
8. Sëmundjet diarreale
9. Diabeti
10. Sëmundjet e veshkave

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete semundjet vdekjeprurese semundjet vdekjeprurese

Sondazh

Poll