Bota

Del në treg zemra e parë artificiale, 700 euro janë në lojë për të shpëtuar jetën e dhjetra pacientëve që presin një

26 Dhjetor 2020, 18:00 Nga DOSJA
Del në treg zemra e parë artificiale, 700 euro janë në

FRANCE– Miratohet zemra e parë artificiale. Kompania franceze Carmat SA, ka mundur të marrë miratimin për një projekt të nisur që prej vitit 1992, i kryer nga kompania e raketave Matra.

Carmat aplikoi për të marrë markën CE dhe këtë javë është bërë aprovimi. Kjo pajisje, sot është një urë për të transplantuar zemrën e gjallë tek të gjithë njerëzit me probleme kardiake, por nuk mund të jetë një zëvendësuese e përhershme.

Carmat synon ta shesë zemrën artificiale me vlerë 700 deri në vitin 2030. Kjo pajisje pritet t’ju shërbejë njerëzve që kanë insuficensë kardiake dhe nuk iu përgjigjen trajtimeve mjekësore. Miliona pacientë humbasin jetën pasi nuk arrijnë dot që të gjejnë një numër të mjaftueshëm dhuruesish.

Drejtori i kompanisë tha se kjo është një arritje e madhe. “ Ne do të duhet të punojmë me mjekë dhe qendra mjekësore tani për të ofruar terapinë tonë. Faza e prodhimit do të jetë një fazë delikate”.-tha ai. 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota zemra artificiale zemra artificiale

Sondazh

Poll