Aktualitet

Sekuestrohet arsenal armësh në Velipojë. Policia kontroll “surprizë” në shtëpinë e 50-vjeçarit, por s’e gjen aty

27 Prill 2019, 16:46 Nga DOSJA
Sekuestrohet arsenal armësh në Velipojë. Policia kontroll

SHKODËR- Policia ka zhvilluar sot një operacion të gjerë në VElipojë, ku janë kontrolluar disa banesa. Një arsenal armësh është gjetur në banesën e një 50-vjeçari, i cili është shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se ka gjetur dhe sekuestruar një armë ushtarake të rëndë  Granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.

Forca të shumta policie kanë rrethuar shtëpinë e 50-vjeçarit G.S, por ai i ka shpërtuar arrestimin pasi nuk ndodhej në banesë.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Sekuestrohet Granat-hedhës, municion luftarak, silenciator, radio policie. Shpallet në kërkim poseduesi i tyre

Në vijim të krehjes së zonës për gjetjen dhe arrestimin e personave që qëlluan me armë zjarri në ajër  në afërsi të fshatit Luarëz të Njësisë Administrative Velipojë, ku shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetura nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë  Shkodër dhe të FNSH Shkodër rrethuan zonën në një perimetër të gjerë, grupi hetimor mori informacion se autorët e mundshëm kanë lëvizur në drejtim të fshatit Luarëz dhe se mund të jenë fshehur në banesat e këtij fshati.

Në bazë të këtij informacioni, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të Komisariatit të Policisë Shkodër të  mbështetura dhe nga FNSH Shkodër, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Luarëz”.

Gjatë operacionit Policia ka ushtruar  kontrolle në disa banesa, ku gjatë kontrolleve është marrë informacion  për një arsenal armësh që mund të ishin të fshehura në banesë në pronësi të shtetasit G.S., në të cilën nuk banonte njeri.

FNSH-ja dhe Policia e Shkodrës pas marrjes së masave për rrezikshmërinë që mund të kishte ky kontroll, pasi dyshohej se aty mund të ishin fshehur autorët, ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit  G.S, ku ka gjetur dhe sekuestruar  një armë ushtarake të rëndë  Granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.

Pas veprimeve të para procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. S. 50 vjeç, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Grupi Hetimor ka fiksuar prova të vlefshme në këtë banesë  që do t’i shërbejnë hetimit edhe për ngjarje të ndodhura më parë. Vijon operacioni dhe krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Kujtojmë se sot në Velipojë janë dëgjuar të shtëna me armë. Policia reagoi pas ngjarjes dhe tha se kanë qenë disa perosna në një makinë që kanë qëlluar në ajër

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni ne velipoje arsenali i armeve granahedhes sekuestrohen arme shpallet ne kerkim g s aksioni ne velipoje arsenali i armeve granahedhes sekuestrohen arme shpallet ne kerkim g s

Sondazh

Poll