Aktualitet

Bllokuan rrugën gjatë vizitës së Ramës, hetohen kryetari i PD dhe kreu i FRPD-së në Shkodër

27 Prill 2019, 12:47 Nga DOSJA
Bllokuan rrugën gjatë vizitës së Ramës, hetohen

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka vënë në hetim në gjendje të lirë 10 persona për bllokimin e rrugës ditën e djeshme në urën e Bahçallëkut në Shkodër, gjatë vizitës së Ramës.  Mes të cilëve, kreu i Partisë Demokratike në këtë qytet, dhe kryetari i FRPD-së së Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.04.2019, ora 18:00, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit; 1.Arvit Ridvan Bushati, i datëlindjes 03.09.1990, banues në lagjen Perash, Shkodër, 2.Xhevdet Arif Amuli, i datëlindjes 16.12.1964, banues në lagjen Gurrile, Shkodër, 3.Gezim Halil Kraja, i datëlindjes 24.08.1970, banues në lagjen Perash, Shkodër, 4.Halit Skender Meta, i datëlindjes 01.02.1969, banues në lagjen Kongresi i Përmetit, Shkodër, 5.Nikoll Zef Marku, i datëlindjes 16.05.1957, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër, 6.Selami Jonuz Hoxha, i datëlindjes 24.02.1964, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër, 7.Martin Ndue Ndoci, i datëlindjes 29.07.1965, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër, 8.Bardhok Nike Kinaj, i datëlindjes 22.07.1970, banues në lagjen Perlat Rexhepi, Shkodër, 9.Pjeter Gjon Mhilli, i datëlindjes 15.01.1955, banues në lagjen Salo Halili, Shkodër, 10.Gjergj Prelë Çuni, i datëlindjes 10.11.1963, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër, sepse në orën 10:00, në lagjen Bahçallek, Shkodër, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mbledhur rreth 70 persona duke organizuar një tubim të paligjshëm dhe bllokuar të dy krahët e lëvizjes në urën e Bahçallekut, prishur rendin e qetësinë publike dhe kanë kundërshtuar forcat e policisë.

Gjatë vizitës së Ramës ditën e djeshme në Shkodër, mbështetësit e PD kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën eskortës së kryeministrit. Rama kaloi, ndërkohë që mbështetësit e PD janë përplasur me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e pd ne shkoder rama ne shkoder protesta e pd ne shkoder rama ne shkoder

Sondazh

Poll