Aktualitet

Peticioni për ndryshimin e sistemit zgjedhor/ Pas Tiranës, hidhen firmat e para në Fier dhe Elbasan

27 Prill 2019, 13:49 Nga DOSJA
Peticioni për ndryshimin e sistemit zgjedhor/ Pas Tiranës, hidhen

TIRANË– Nisma Thurje” prej disa ditësh ka ngitur stendat e saj, ku ka ftuar qytetarët që të plotësojnë peticionin për ndryshimin e sistemit zgjedhor e politik në vend. Prej datës 6 prill në Tiranë “Nisma Thurje” fton qytetarët në stendat e saj për të firmosur peticionin. 

Ndërsa sot ky aktivitet është shtrirë dhe ne qytetet e tjera të Shqipërisë, si në Elbasan dhe Fier. Në këto stenda janë parë qytetarë të shumtë që i janë bashkuar nismës dhe kërkojnë ndryshim në vend. 

Në Tiranë nismës iu bashkuan dhe ish-deptuet, si Dashamir Shehi, por dhe qytetarë të angazhuar si Erion Kristo.

“Nisma Thurje”, një organizim qytetar, më 6 prill njoftoi inicimin e një peticioni publik me moton “1 milion kundër sistemit”. Synimi i këtij peticioni është mbledhja e një milion firmave që mbështesin idenë e ndryshimit të kodit elektoral ekzistues nga proporcional rajonal me lista të mbyllura, në proporcional kombëtar me lista të hapura.

(A.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan fier peticioni kunder sistemit zgjedhor peticioni kundr sistemit zgjedhor elbasan fier peticioni kunder sistemit zgjedhor peticioni kundr sistemit zgjedhor

Sondazh

Poll