Aktualitet

400 fidanë me kanabis/ Arrestohet 57 vjeçari në Vlorë, procedohet penalisht kryeplaku i fshatit

27 Prill 2019, 12:24 Nga DOSJA
400 fidanë me kanabis/ Arrestohet 57 vjeçari në Vlorë,

VLORË– Një 57 vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa, procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit.

Njoftimi i policisë Vlorë:

– Vijojnë kontrollet e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike

– Goditet një tentativë për kultivim të bimëve narkotike

– Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit

Ne vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e policisë  në fshatin Treblovë të Selenicës, kanë konstatuar pranë një përroi rreth 400 fidanë të dyshuara si kanabis, gati për t’u kultivuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K.V., 57 vjeç i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

U procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit, shtetasi B.M., 61 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se nuk ka përmbushur detyrat për kontrollin e territorit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 400 fidane me kanabis arrestohet nje 57 vje♪5ar vlore 400 fidane me kanabis arrestohet nje 57 vje♪5ar vlore

Sondazh

Poll