Aktualitet

FNSH, RENEA dhe Krimet e Rënda zbarkojnë tek shtëpia e “Dajës” së grabitjes në Rinas

27 Prill 2019, 12:52 Nga DOSJA
FNSH, RENEA dhe Krimet e Rënda zbarkojnë tek shtëpia e

DURRËS- Policia e Shtetit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA dhe një njësi e Krimeve të Rënda kanë zbarkuar në Golem, aty ku i arrestuari i gjashtë i grupit të Rinasit, Ragip Haxhiajdini ka një banesë pranë plazhit. 

Policia e Shtetit është vënë në ndjekje të pasurive të 50-vjeçarit nga Kosova, me dyshimin se në këtë banesë ai ka fshehur një pjesë të parave që u grabitën në Rinas.

50- vjeçari Haxhiajdini u arrestua ditën e djeshme, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Ai dyshohet se është personi që  strehoi Admir Muratajn, kur ‘truri’ i grabitjeve po fshihej nga policia. 

Hajdini është me origjinë nga Peja e Kosovës dhe me precedent penal, i akuzuar se ka vjedhur 25 kg ar në bashkëpunim me 5 persona të tjerë në Dhomën e Dëshmive në Policinë e Pejës.

Shqiptari nga Kosova u identifikua, pas dëshmisë së Alkond Bengasit, i cili e përshkroi nga si “Daja” nga Kosova qeros, i cili takohej shpesh me Klement Çalën dhe Admir Muratajn.

Për grabitjen e Rinasit janë arrestuar 6 persona. Alkond Bengasi, është tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, dhe konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët.

Tre janë autorët e kapur deri më tani, Ragip Haxhiajdini, Oltion Veseli dhe Elton Pikli, të dy nga Kruja. Dy bashkëpunëtorët e tyre janë Saimir Çela dhe Renaldo Sula.

Policia ka shpallur në kërkim, Klement Çalën, Eldi Çalën, Talo Çelën, ish-policin Mareglen Hoxha, dhe Aleks Pepën. “Truri” i grupit, Admir Murataj, ngeli i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet daja i rinasit grabitja ne rinas rexhep haxhiajdini daja i rinasit grabitja ne rinas rexhep haxhiajdini

Sondazh

Poll