Aktualitet

“Sport” i ri në Vlorë, vjedhja e makinave të luksit, si iu zhduk Kushtrim Bilajt Benz-i 35 mijë €: Se gëzova dot, e b

27 Prill 2019, 12:08 Nga DOSJA
“Sport” i ri në Vlorë, vjedhja e makinave të luksit,

VLORË- Pas tritolit, një “sport” i ri po praktikohet gjatë muajve të fundit në qytetin bregdetar: Vjedhja e makinave të luksit.

Dosja.al ka kontaktuar një nga “viktimat” e vjedhjeve në Vlorë.  Kushtrim Bilajt, iu zhduk makina e tij Benz në lagjen 24 maji, në rrugën Transballkanike.

Kushtrimi tregon se makina iu vodh natën e Vitit të Ri, kur ishte duke festuar tek shtëpia e vjehrrit të tij në Nartë.

Ai thotë se makinën e kishte blerë në muajin gusht të 2018-ës për një shumë prej 35 mijë euro, por nuk mundi dot që ta gëzonte për më shumë se 4 muaj.

Ishte 31 dhjetor, përpara ndërrimit të viteve. Unë isha festuar tek vjehrri në Nartë bashkë me gruan dhe fëmijët. 3 persona hynë tek shtëpia ime. Ishin të kamufluar. Më vodhën florinjtë që kisha në shtëpi, të gruas dhe çelësat rezervë të BENZ-it. Kishin informacion të saktë, sepse kishin gjetur shtëpinë e vjehrrit. Vlora nga Narta është 7 km, janë gjetur në pamje si në Vlorë si në Nartë. 35 mijë euro, se gëzova dot. Policia i ka kamerat, dhe deri më tani s’kam më informacion se kush mund të jetë.

Bilaj kërkon që shteti dhe autoritetet të ndërhyjnë pasi ai i trembet përdorimit të makinës së tij në ngjarje të tjera kriminale që mund të ndodhin në Vlorë.

“Kanë kaluar 4 muaj, asnjë informacion. Makina nuk është gjetur. Kam frikë se mund t’a përdorin makinën time për shumë ngjarje të tjera kriminale”-shton ai.

Ky nuk është rasti i parë që në Vlorë grabitet një makinë luksi. Mbrëmjen e të enjtes, një automjet tip “BMW x6”, u grabit në rrugë, ndërkohë që pronari i mjetit, një biznesmen kishte hyrë në një dyqan.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje makinash ne vlore kushtrim bilaj grabitje makinash ne vlore kushtrim bilaj

Sondazh

Poll