Aktualitet

Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë, Klodian Lamaj përfundon në spital: I qëllova vetes aksidentalisht! (Nisin heti

25 Dhjetor 2020, 21:44 Nga DOSJA
Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë, Klodian Lamaj

FIER– Një efektiv policie, 39 vjeç i identifikuar si Klodian Lamaj ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fier, mbrëmjen e sotme. Sipas njoftimit të policisë, Lamaj, punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin ka shkuar në spital pas plagosjes, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Përpara bluzave të bardha, ai është shprehur se është vetëplagosur aksidentalisht me armën e shërbimit.

“Ndodhi aksidentalisht,“- mësohet të ketë thënë ai kur është pyetur nga mjekët e spitalit të Fierit.

Gjithsesi, grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Fier/ Informacion paraprak. Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht. Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian lamaj veteplagoset polici klodian lamaj veteplagoset polici

Sondazh

Poll