Bota

Festat e fundvitit! OBSH bën thirrje: Të mos i hedhim poshtë sakrificat e 2020 përballë COVID-19

26 Dhjetor 2020, 07:28 Nga DOSJA
Festat e fundvitit! OBSH bën thirrje: Të mos i hedhim poshtë

Viti 2020 ishte viti më i vështirë për të gjithë ne! Ndërsa muaj të tërë bota qëndroi në karantinë, shumë njerëz u ndanë nga të afërmit e tyre për një kohë të gjatë për të shmangurn përhapjen e virust COVID-19.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus në mesazhin e tij të publikuar dje në mbrëmje tha se në këtë periudhë pandemie, miliona persona kanë bërë sakrifica që të thyejnë zemrën duke hequr dorë për të parë të afërmit e tyre për Krishtlindje

Qindra miliona njerëz bëjnë sakrifica që të thyejnë zemrën duke mos u bashkuar me familjet e tyre në mënyrë që të mos rrezikojnë transmetimin e virusit,  ndërsa të tjerët do të ulen në një tryezë ku do të mungojë fytyra familjare e një të afërmi të larguar nga jeta si pasojë e koronavirusit. Në të gjithë botën, gjatë këtij viti të tmerrshëm, ne kemi parë sakrificat e bëra nga kaq shumë njerëz për të mbrojtur dhe ruajtur jetën. Ne nuk duhet t’i hedhim poshtë këto sakrifica”,  tha kreu i OBSH-së.

Ai tha se shpreson se vaksinat ofrojnë zgjidhjen për të dalë më në fund nga kjo tragjedi.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota festat e fundvitit obsh ben thirrje festat e fundvitit obsh ben thirrje

Sondazh

Poll

Bota 25 Dhjetor 2020, 21:50

SHBA/ Politika paralizon Krishtlindjen

Presidenti Donald Trump e kaloi Ditën e Krishtlindjes duke luajtur golf në klubin e tij në West Palm Beach të Floridës, ndërsa miliona amerikanë përballen me rr...