Aktualitet

“Mendova vdekjen”/ Mariza Ikonomi tregon periudhën e vështirë të infektimit me Covid-19, përlotet për Krishtlindje: Fo

25 Dhjetor 2020, 16:28 Nga DOSJA
“Mendova vdekjen”/ Mariza Ikonomi tregon periudhën e

TIRANË– Këngëtarja Mariza Ikonomi ka rrëfyer se për të ka qenë një periudhë mjaft e vështirë kur u infektua me Covid-19. E ftuar në “ABC e pasdites”, Ikonomi u shpreh se e ka menduar edhe vdekjen në ato momente.

“Kam përshtypjen që të gjithë e mendojnë në fraksion sekonde vdekjen, më ka trembur më përpara por e marr si një aventurë që një ditë do mbarojë. Është si kjo që ne po kalojmë dhe një ditë do mbarojë,”- tha ajo.

Këngëtarja u shpreh më tej e përlotur se festa e Krishtlindjes është shumë e rëndësishme për të, pasi gjyshin dhe stërgjyshin i ka pasur edhe priftërinj dhe se gjithmonë mblidheshin bashkë e festonin.

“O vemi, o s’vemi”. Kjo është kënga e familjes sonë, ka qenë kënga e preferuar e gjyshit tim. Ne gjithmonë kur mblidheshim nëpër gëzime, nëpër festa fillonim gjithmonë me këngën “O vemi o s’vemi”.  Fortësinë e zërit e kam marrë nga ai, edhe ai fliste si mua, fliste bute por kur këndonte zërin e kishte pushkë,”- tregon ajo.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ermal peçi mariza ikonomi ermal peçi mariza ikonomi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Dhjetor 2020, 12:46

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj i cili u arrestua pak minu...