Aktualitet

1134 viktima/ 9 të vdekur dhe 553 të infektuar brenda 24 orëve në vend, 309 pacientë po trajtohen në spitale

25 Dhjetor 2020, 15:32 Nga DOSJA
1134 viktima/ 9 të vdekur dhe 553 të infektuar brenda 24 orëve

TIRANË– 1134 viktima, 23 mijë e 456 të infektuar aktivë dhe 30 mijë e 790 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë gjatë përditësimit të të dhënave në 24 orët e fundit, ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nënte persona.

2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Mallakastra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Peqini, të moshave 52-81 vjeç, kanë ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 1134 në total.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2184 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 553 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 230 raste në Tiranë, 46 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Vlorë, 23 ë Durrës, 16 në Elbasan, 15 në Lezhë, 14 në Korçë, 13 në Lushnje, 12 në Sarandë, 10 në Gjirokastër, 9 në Berat, 8 në Kamëz, nga 7 raste në Pogradec, Dibër, 6 në Krujë, nga 5 raste në Librazhd, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Kuçovë, nga 3 raste në Kukës, Has, Përmet, Bulqizë, Memaliaj, Klos, Gramsh, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Pukë, Delvinë, Tepelenë, Fushë Arrëz, Peqin, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Shijak, Vorë, Patos, Cerrik, Këlcyrë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,790 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sjellja e përgjegjshme e gjithësecilit është përcaktuese për kufizimin e përhapjes së Covid19. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (25 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 553

Të shëruar në 24 orë 514

Të shtruar në spitale 309

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 2184

Testime totale 249,635

Raste pozitive 55,380

Raste të shëruara 30,790

Raste Aktive 23,456

Humbje jete 1134

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13156

Fier     1611

Shkodër 1329

Durrës   1264

Vlorë   1055

Korçë   978

Elbasan  917

Berat    871

Lezhë    883

Gjirokastër 525

Kukës   487

Dibër   380

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koornavirusi në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi koornavirusi në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Dhjetor 2020, 12:46

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj i cili u arrestua pak minu...