Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 19-vjeçari që trazoi Korçën (FOTO+EMRI)

25 Dhjetor 2020, 14:56 Nga DOSJA

TIRANË– Emiljano Sali, është 19-vjeçari i cili qëlloi me armë zjarri në Korçë. I riu i cili po prej disa orësh ishte shpallur në kërkim është arrestuar. Sali, qëlloi me armë mëngjesin e sotëm në lagjen nr.17 në Korçë.  Ai qëlloi 5 herë me armë në ajër pas një konflikti me 2 persona të tjerë.

Në foton e mëposhtme është 19-vjeçari, i cili trazoi sot Korçën.

NJOFTIMI: 

Korçë/ Qëlloi në ajër me armë zjarri, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 17, Korçë. Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatike, të cilën e posedonte pa leje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e sotme në lagjen nr. 17, Korçë, si edhe nga informacione të siguruara në rrugë policore, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 19 vjeç, banues në Korçë. Shtetasi i mësipërm, u kap nga forcat e policisë në lagjen nr. 9, Korçë, me mjetin tip “Benz”, i cili për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore, kishte hedhur armën e zjarrit tip automatike, që dyshohet se përdori në ngjarje, në një depozitë uji. Arma e zjarrit së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e ditës së sotme, ku i riu ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri duke panikosur banorët të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Efektivët mbërritën menjëherë në vendngjarje aty ku sekuestruan pesë gëzhoja që ishin në tokë. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 17 dhe sipas banorëve nuk ishte vetëm një person. Për mediat banorët janë shprehur se ishin katër të rinj të cilët kishin një makinë të bardhë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano sali emiljano sali

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Dhjetor 2020, 12:46

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj i cili u arrestua pak minu...