Aktualitet

“O bosi mos e prek atë ore”/ Dalin PAMJET, momenti kur 14 efektivë rrethojnë dhe vënë në pranga Alaudin Malajn, ish-gj

25 Dhjetor 2020, 16:10 Nga DOSJA
“O bosi mos e prek atë ore”/ Dalin PAMJET, momenti kur 14

TIRANË– Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e arrestimit të Alaudin Malajt, ish-gjyqtari i Gjykatës së lartë të Apelit në Tiranë. Siç shihet edhe në video, Malaj është rrethuar nga forca të shumta policie bashkë me një tjetër person.

Ai dëgjohet që bërtet në drejtim të efektivëve, dhe u kërkon që të mos e prekin personin tjetër.

“O bosi, mos e prek me dorë atë ore, lëre mos e prek,”- thotë ai, ndërsa disa efektivë e kapin nga krahët dhe e fusin brenda makinës së policisë. Malaj u arrestua mesditën e sotme në zonën e Liqenit Artificial.

Ngjarja ndodhi pas sherrit fizik që pati Malaj me djalin e tij për makinën. U desh ndërhyrja e 14 efektivëve të policisë që të normalizonin situatën dhe të vinin në pranga Malajn.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alaudin malaj arrestohet alaudin malaj alaudin malaj arrestohet alaudin malaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Dhjetor 2020, 12:46

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj i cili u arrestua pak minu...