Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Korçë/ I riu qëllon në ajër, policia arreston Emiljano Salin policia i sekuestron armën, e

25 Dhjetor 2020, 09:53 Nga DOSJA
Të shtëna me armë zjarri në Korçë/ I riu

KORÇË – Është arrestuar 19-vjeçari Emiljano Sali, i cili qëlloi me armë mëngjesin e ditës së sotme në lagjen nr.17 në Korçë.  Ai ka qëlluar 5 herë herë në ajër me armë zjarri duke panikosur banorët të cilët lajmëruan menjëherë policinë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai ka qëlluar pas një konflikti që ka pasur me dy persona. Në foton e mëposhtme është 19-vjeçari i cili terrorizoi sot banorët. Sakaq policia ka publikuar dhe videon nga momenti kur është arrestuar i riu dhe momenti kur policia ka gjetur armën tip automatiku në lumë.

Efektivët mbërritën menjëherë në vendngjarje aty ku sekuestruan pesë gëzhoja që ishin në tokë. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 17 dhe sipas banorëve nuk ishte vetëm një person. Për mediat banorët janë shprehur se ishin katër të rinj të cilët kishin një makinë të bardhë. Sipas tyre konflikti ka nisur mes të riut dhe dy të tjerëve, gjë që bie në kundërshtim me dëshmitë e banorëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arme zjarri ne korce arme zjarri ne korce

Sondazh

Poll