Aktualitet

I vetëm përballë RENEA-s për 12 orë, Josif Kavaja me precedent të mëparshëm kriminal, i depërtuar pak kohë më parë n

25 Dhjetor 2020, 09:45 Nga DOSJA
I vetëm përballë RENEA-s për 12 orë, Josif Kavaja me

ELBASAN– Josif Kavaja, 45-vjeçari nga Elbasani i cili terrorizoi për 12 orë me rradhë qytetin është person me precedent të mëparshëm penale. I dyshuari, mësohet se në të shkuarën është përballur me ligjin për krimet e kryera dhe ishte depërtuar pak kohë më parë nga Anglia.

Ai jetonte i vetëm në fshatin Seltë, pasi familja e tij ishte shpërngulur nga aty. Banorët e fshatit kanë deklaruar dje se ai ishte beqar dhe kishte probleme nervore.

Gjithçka nisi dje rreth orës 16:00 të pasdites, në fshatin Zavalinë të Elbasanit. Policia e Shtetit me një udhër-kontrolloi shkoi në banesën e Kavajës për të inspektuar dhe verifikuar denoncimet e fqinjëve se ai mbante armë zjarri dhe i kërcënonte vazhdimisht me to. Sapo Policia ka mbërritur në banesën e tij, 45-vjeçari në tentativë për t’i shpëtuar uniformave blu ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre duke u rrezikuar jetën dhe më pas është mbyllur në shtëpi, duke fikur edhe dritat në mënyrë që të pengonte arrestimin e tij. Më pas, doli nga banesa dhe u arrastis në drejtim të pyllit duke u zhdukur për gjithë natën.

Në Elbasan me urgjencë shkuan edhe efektivët e RENEA-s por nuk mundën që ta kapnin deri në mëngjesin e sotëm.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise

Sondazh

Poll