Aktualitet

Vjedhje, trafikim lëndësh narkotike/ Tetë persona arrestohen orët e fundit në Tiranë, kapen të shpallurit në kërkim

25 Dhjetor 2020, 08:41 Nga DOSJA
Vjedhje, trafikim lëndësh narkotike/ Tetë persona arrestohen

TIRANË– Tetë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në orët e fundit.

Dy persona në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në doza, pikërisht K.B., 25 vjeç dhe F.Sh., 26 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtyre dy shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan 100 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, vihen në pranga 2 shtetas.Arrestohen në flagrancë edhe 4 shtetas të tjerë, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në rrugën ‘Serfain Fanku“ në Shkozë, dy shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në doza, u godit një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasit:•K.B., 25 vjeç dhe F.Sh., 26 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtyre dy shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan 100 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje.Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar bënë kapjen dhe ndalimin të shtetasve :•E. O., 32 vjeç, pasi Gjykata e shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me tre muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.•E.Xh., 35 vjeç, pasi Gjykata e shkallës Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, i kryer në bashkëpunim.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë ndalimi i shtetasit K.Gj., 21 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E.P dhe A.K., pasi dyshohen se kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit J.G.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. A., 21 vjeç, pasi në rrugën “Fortuzi”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 shtetas ne tirane arrestohen 4 shtetas ne tirane

Sondazh

Poll