Aktualitet

Finalizohet operacioni ‘Brothers’! Trafikonin emigrantë të paligjshëm, në pranga 3 persona, 2 prej tyre vëllezër

25 Dhjetor 2020, 08:24 Nga DOSJA
Finalizohet operacioni ‘Brothers’! Trafikonin emigrantë të

TIRANË– Finalizohet operacioni “Brothers” në Tiranë, ku të prangosur janë 3 persona, mes tyre edhe 2 vëllezër. Ata akuzohen se kontrabandonin emigrantë nga vende të treta drejt vendeve të Bashkimit Europian, duke i marrë nga kufiri grek duke i dërguar në Morinë. Policia nuk i ka bërë me dije identitetet e tyre, por ka publikuar inicialet:  F.M., dhe  F.M., të dy 25 vjeç, (vëllezer), të dy banues në Tiranë dhe E.T., 29 vjeç, banues në Dibër.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Operacioni, nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 5.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, dy prej tyre vëllezer. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 5, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

•F.M., 25 vjeç, F.M., 25 vjeç, (vëllezer), të dy banues në Tiranë dhe E.T., 29 vjeç, banues në Dibër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në kohë të ndryshme organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, kundrejt përfitimit monetar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni brothers tirane operacioni brothers tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Dhjetor 2020, 07:08

Titujt e portaleve, 25 dhjetor 2020

TIRANË-Dosja.al ju sjell lajmet kryesore të portaleve për ditën e sotme.Terrori që banorët e Elbasanit kaluan ditën e djeshme nga 45-vjeçari Josif K...