Aktualitet

U plagos në këmbë nga RENEA, Josif Kavaja dërgohet në spital nën praninë e forcave të shumta policore

25 Dhjetor 2020, 09:08 Nga DOSJA
U plagos në këmbë nga RENEA, Josif Kavaja dërgohet në

ELBASAN– 45-vjeçari Josif Kavaja është plagosur në këmbë pas shkëmbimit me armë zjarri me efektivët e RENEA-s.

Kavaja është dërguar në spital nën shoqërimin e forcave të shumta policore. Ai është transportuar me një karrige me rrota pasi e ka pasur të pamundur të ngrihej në këmbë për shkak të plagëve të marra.

Gjithçka nisi dje rreth orës 16:00 të pasdites, në fshatin Zavalinë të Elbasanit. Policia e Shtetit me një udhër-kontrolloi shkoi në banesën e Kavajës për të inspektuar dhe verifikuar denoncimet e fqinjëve se ai mbante armë zjarri dhe i kërcënonte vazhdimisht me to. Sapo Policia ka mbërritur në banesën e tij, 45-vjeçari në tentativë për t’i shpëtuar uniformave blu ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre duke u rrezikuar jetën dhe më pas është mbyllur në shtëpi, duke fikur edhe dritat në mënyrë që të pengonte arrestimin e tij. Më pas, doli nga banesa dhe u arrastis në drejtim të pyllit duke u zhdukur për gjithë natën. Në Elbasan me urgjencë shkuan edhe efektivët e RENEA-s por nuk mundën që ta kapnin deri në mëngjesin e sotëm.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise

Sondazh

Poll