Aktualitet

Momenti kur Josif Kavaja del nga makina e bardhë, e dërgojnë në sallën e operimit me karrige me rrota

25 Dhjetor 2020, 09:25 Nga DOSJA
Momenti kur Josif Kavaja del nga makina e bardhë, e dërgojnë

ELBASAN– 45-vjeçari Josif Kavaja ka mbërritur në spitalin e Elbasanit.

Ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak se ka mbetur i plagosur nga shkëmbimet e zjarrit me forcat RENEA.

Forca të shumta policie kanë blinduar spitalin si dhe derën e repartit të kirurgjisë.
Faxweb ka siguruar videon kur Kavajën e nxjerrin nga makina dhe e fusin brenda ambienteve të brendshme të spitalit.

Gjithçka nisi dje rreth orës 16:00 të pasdites, në fshatin Zavalinë të Elbasanit. Policia e Shtetit me një udhër-kontrolloi shkoi në banesën e Kavajës për të inspektuar dhe verifikuar denoncimet e fqinjëve se ai mbante armë zjarri dhe i kërcënonte vazhdimisht me to. Sapo Policia ka mbërritur në banesën e tij, 45-vjeçari në tentativë për t’i shpëtuar uniformave blu ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre duke u rrezikuar jetën dhe më pas është mbyllur në shtëpi, duke fikur edhe dritat në mënyrë që të pengonte arrestimin e tij. Më pas, doli nga banesa dhe u arrastis në drejtim të pyllit duke u zhdukur për gjithë natën. Në Elbasan me urgjencë shkuan edhe efektivët e RENEA-s por nuk mundën që ta kapnin deri në mëngjesin e sotëm.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise

Sondazh

Poll