Aktualitet

Gjithë NATËN në aksion për ta kapur! Policia shpjegohet: Si u plagos JOSIF KAVAJA, kishte pushkë dhe sopatë

25 Dhjetor 2020, 08:04 Nga DOSJA
Gjithë NATËN në aksion për ta kapur! Policia shpjegohet: Si

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me kapjen dhe plagosjen e 45-vjeçarit, Josif Kavaja në Elbasan. Sipas Policisë, Kavaja ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë shkëmbimeve të zjarrit por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat,‘-shkruhet ndër të tjera në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan

Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi J.K ndaj forcave të Drejorisë Vendore të Policisë Elbasan që kishin shkuar nē fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J.K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje, ju informojmë se: Policia Vendore e Elbasanit rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të Policisë Vendore shkuan forcat speciale Renea. Grupi negociator i Reneas i ka bërë thirrje për disa orë rresht shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por ky shtetas nuk i është bindur thirrjeve të Policisë. Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Josif Kavaja është arrestuar mëngjesin e sotëm, pas më shumë se 12 orësh në arrati në fshatin Zavalinë të Elbasanit. Pasi është mjekuar në spital, ai është dërguar në Komisariatin e Policisë për të dhënë deklaratën e tij lidhur. Sipas të afërmve, 45-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe prandaj, i provokuar nga fqinjët ka qëlluar më armë ndaj tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan josif kavaja qellon me arme drejt policise policia e elbasanit qellohet me arme drejt policise ne elbasan elbasan josif kavaja qellon me arme drejt policise policia e elbasanit qellohet me arme drejt policise ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Dhjetor 2020, 07:08

Titujt e portaleve, 25 dhjetor 2020

TIRANË-Dosja.al ju sjell lajmet kryesore të portaleve për ditën e sotme.Terrori që banorët e Elbasanit kaluan ditën e djeshme nga 45-vjeçari Josif K...