Për sa kohë janë të imunizuar personat që kalojnë Covid? Mjeku Alimehmeti: Së paku tetë muaj, natyra bën punën e saj
25 Dhjetor 2020, 07:57Nga DOSJA
TIRANË– Personat që kanë kaluar Covid-in janë vazhdimisht duke pyetur se për sa kohë janë të imunizuar. Studimi më i fundit ka vërtetuar se personat që janë marrë në studim kanë pasur imunitet për 242 ditë.
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti e përforcon këtë studim duke u shprehur se ata që e kanë kaluar covid krijojnë qeliza B të cilat zgjasin deri në 242 ditë.
“Ne mund ta injorojmë natyrën, por megjithatë jemi pjesë e saj dhe ajo nuk mban mëri. As nuk harron. Kështu ndodhi edhe me debatin mbi kohëzgjatjen e imunitetit kundër Sars Cov-2, te personat që e kalojnë atë. Mirëpo natyra bën punën e saj, pavarësisht nga paaftësia jonë për të njohur, kuptuar, tejçuar dhe kujtuar mësimet e saj! Ne mund të harrojmë, por natyra kujton. Kështu vepron edhe sistemi ynë imunitar. Kujton!”, shkruan eksperti i shëndetit publik në një postim të gjatë në rrjetet sociale, duke e mbështetur paragrafin e mësipërm me studimin më të fundit, rezultatet e të cilit dolën dy ditë më parë në prestigjiozen “Science Immunology”.
“Në studimin e freskët nga shtypi, autorët e institucioneve të shquara kërkimore australiane demonstrojnë qartësisht se të gjithë individët krijojnë qeliza B kujtese kundër Sarscov-2. Qelizat B të kujtesës ishin të pranishme deri në fund të studimit (242 ditë)”. Sipas Alimehmetit, ky është studimi më i gjatë i zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së imunitetit kujtesë deri më sot, pasi vetë pandemia ka zgjatur rreth dhjetë muaj deri më sot dhe autorët kanë studiuar ecurinë e imunitetit për tetë muaj deri tani. Kjo gjetje, për numrin 2 të Fakultetit të Mjekësisë, është lajm shumë i mirë, veçanërisht për personat që e kanë kaluar infeksionin në mënyrë natyrore, i cili mund të jetë edhe sinjal pozitiv për programin e vaksinimit. “Pra, ne, miqtë e mi mund të mos e njohim plotësisht apo të zgjedhim ta harrojmë natyrën, por kjo e fundit na njeh mirë dhe kujton… kujton gjithmonë”, shkruan Alimehmeti.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Kunati i 45 vjeçarit Josif Kavaja nga fshati Seltë i Elbasanit, në kërkim të të cilit është vënë policia prej pasdites së 24 dhjetorit, apelon policinë p...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, në vendi...
TIRANË-Dosja.al ju sjell lajmet kryesore të portaleve për ditën e sotme.Terrori që banorët e Elbasanit kaluan ditën e djeshme nga 45-vjeçari Josif K...
ELBASAN– Prangoset Josif Kavaja! Forcat speciale të RENEA-s pas më shumë se 16 orësh në arrati kanë mundur që të neutralizojnë 45-vjeçarin, i cili ishte ...
TROPOJË- Një denoncim ka ardhur në redaksinë e Dosja.al në lidhje me kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi. Një punonjës i Bashkisë, pas një lajmi të pub...
TIRANË– Imzot George Frendo në një lidhje live në Open foli se si krishtlindjet këtë vit si kurrë më parë u festuan nën frikën e pandemisë.Imzot Fren...
TIRANË– Mjeku i njohur Pëllumb Piepro teksa kujtoi se sa i vështirë ishte ky vit me pandeminë që ende është prezentë kudo, tha se se këto festa nuk j...