Politike

Arrestimi i “DAJËS”/  Braçe: Ju thashë që ditën e 2-të, avokati dixhital i hajdutëve duhet të shqetësohet

27 Prill 2019, 09:35 Nga DOSJA
Arrestimi i “DAJËS”/  Braçe: Ju thashë që

TIRANË– Zv/kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas arrestimit të autorit të gjashtë të grabitjes në Rinas, i identifikuar si Ragip Hajdini, mbrëmjen e djeshme në afërsi të Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe falenderon policinë e shtetit për punën, teksa shkruan se banda e Rinasit po çmontohet një nga një.

Postimi i Plotë i Erjon Braçes:

EDHE NJE ME SHUME NE PRANGA! BANDA E RINASIT po cmontohet nje nga nje!

Ju thashe qe diten 2; Jane identifikuar qe te gjithe! Ja ju jane, nje nga nje ne pranga!Nje superpune profesionale e Policise se Shtetit, bazuar ne prova shkencore dhe jo vetem, po zhben nje nga bandat me te rrezikshme ne vend e rajon!

Padiskutim, AVOKATI DIGJITAL I BANDITEVE duhet te shqetesohet!

Nderkohe, mbeshtetje maksimale per cdo burre e grua ne Policine e Shtetit e Prokurori qe po merret drejtperdrejte me Hetimet. Puna juaj, siguri me e madhe per cdo qytetar, per kete vend.

Mbrëmjen e djeshme , policia ka vënë në pranga Ragip Hajdinin, i njohur me psudonimin “Daja”, i cili dyshohet se është personi i 6 që ka marrë pjesë në grabitjen e Rinasit. Arrestimi i tij u bë në afërsi të Shkëmbit të Kavajës në Durrës,(Lexo këtu) ndërsa është personi i akuzuar se ka streguar Admir Muratajn, i cili ishte në kërkim për grabitjet në Rinas. 50-vjeçari Hajdini është me origjinë nga Peja e Kosovës dhe me precedent penal, i akuzuar se ka vjedhur 25 kg ar në bashkëpunim me 5 persona të tjerë në Dhomën e Dëshmive në Policinë e Pejës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestohet daja erion brace grabitja ne rinas ragip hajdini arrestohet daja erion brace grabitja ne rinas ragip hajdini

Sondazh

Poll