Politike

‘Siç ta boni Ajaxi do të ta bëjë edhe Luli”, Rama kapet me Spahon: Profesori festonte sikur mundën PS

27 Prill 2019, 09:55 Nga DOSJA
‘Siç ta boni Ajaxi do të ta bëjë edhe Luli”,

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para mbështetësve të PS në Elbasan, ku prezantoi edhe kandidatin e PS për zgjedhjet lokale, Gledjan Llatjan, nuk harroi të bënte batuta me opozitën. Rama zgjodhi Edmond Spahon që të bënte batuta me të, pas reagimit të tij, kur Ajax mundi Juventusin.

“E pashë atë profesorin, Spahon se festonin fitoren e Ajaxit sikur kishin mund PS. Festonin për Ajax se unë jam me Juventus, ku qëlloi përkoi edhe me Holandën, e shkruante profesori “sic ta boni Holanda dhe Ajax do ta bëjë edhe Luli”. Ky është profesor a e kuptoni ju? Ajax fitoi me lojë të bukur jo duke djeg gomat. Këtu është vendi me i thonë të gjitha, e kishit fallxhoren deputete ju, por prapë do t’ju vijë, t’ju hapë filxhanin, do ju thotë e keni një rrugë për jashtë shtetit ndaj më votoni mua. Po mirë le ta çojë dorën njoni e të thotë se ka pas frikë që i vinte fallxhorja t’i blinte vota. Ta çojë dorën një nga PD se nuk e ka pas hallin se fallxhorja do ju prishë partinë. Tani u bëtë me fallxhoren bashkë. E keni parë? Thotë e kam parë në filxhan i ndodh Ramës një gjë e keqe, infarkt, spital, Gjermani, atje këtu… për fat të keq unë i dal përpara. A e kuptoni ku ka shkuar muhabeti…”-tha Rama.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edmond spaho rama ne elbasan edi rama edmond spaho rama ne elbasan

Sondazh

Poll